Misioni Boriç – (Shkoder)

Misioni Boriç

Misioni dehonianë në Shqipëri fillon në Gurëz në vitin 1992 me Atë Michele Bulmetti, që kishte projektuar një vepër me dimensione të mëdha, që kërkonte shumë energji njerëzore. Për këtë i kërkoi Atit Provincial që ta ndihmonte një bashkëvëlla tjetër dehonianë, duke konsideruar edhe gjendjen e tij të shëndetësore të paqëndrueshme për shkak të azmës, që do të bëhet shkak për vdekjen e tij.

Atë Mario Bosio mbërriti në Shqipëri në shtator të viti 1994 për të bërë bashkësi jete me atë Michele. Por ky i fundit e këshilloi të hapte një shtëpi në Shkodër për adoleshentë dhe të rinj që dëshironin të bënin një ecje për shoshitjen thirrore, duke pasur edhe si synim të ardhmen e etërve dehonianë në Shqipëri. U krijua një grup djemsh, që jetonin së bashku një ecje formimi njerëzor dhe shpirtëror. Shumë prej tyre vinin nga ambiente ku nuk kishin parë kurrë një prift, as nuk e njihnin fenë as ekzistencën e Kishës, për këtë pati vështirësi të mëdha në ecjen edukativo˗rregulltare.                             Ndërkaq, Etërit kuptojnë se nevojitet të vihen në shërbim të dioqezës, për të krijuar raporte me klerin dhe për t’i futur seminaristët në rrethin baritor, dhe i bëjnë kërkesë Arqipeshkvit Imzot Frano Ilia që të kenë një territor ku të mund të zhvillojnë shërbesën. Ipeshkvi, në vitin 1997, u besoi etërve dehonianë famullinë në territorin e Boriçit e Rrjollit.                                                Dhe me mbështetjen morale dhe ekonomike të Etërve dehonianë italianë, rifilloi ndërtimi i Kishës, që kishte filluar nga një meshtar italian, i shtëpisë së motrave, i sallave për katekizëm, i fushave sportive për volejboll, basketboll dhe futboll. U themelua edhe shoqata “Centro minori San Martino” për mbarështimin e kopshtit të fëmijëve, u organizuan kurse për animatorë të famullisë, për kitarrë, gjuhë të huaja, rrobaqepësi, si edhe një kor për famullinë dhe një grup folkloristik për rikthimin e vlerave tradicionale. U programua jeta e famullisë me kremtimin e meshëve të të dielave, katekezën, administrimin e sakramenteve. Boriçi i Madh u bë seli e famullisë, e vendosur në fushë, lehtësisht e arritshme, pikë referimi për fshatrat afër.                                              Kishës së Boriç i shtohen kishat e vogla të Rrjollit, Grilës, Egcit, Grudë Fushë, Hotnaj dhe Boriç i Vogël, ku çdo të diel kremtohet eukarestia dhe bëhen takime për katekezë. Në vitet 2002-2005 ndërtohen kapela të tjera të vogla në këto fshatra ku jetojnë familje katolike. Në Rrjoll, në kishën e vogël të Shpëtimtarit Tejet të Shenjtë, Atë Mario ua kremtonte çdo të diel eukarestinë pasardhësve të katolikëve që gjatë pushtimit otoman ishin strehuar mes maleve për të ruajtur fenë. Ndërsa në vitin 2008 ndërtohet një strukturë që përfshin ambientet e kopshtit për fëmijë, një sallon për spektakle dhe mbledhje dhe dhomat për të banuar Etërit.

Ndërkaq, familje të tëra vazhdonin të zbrisnin prej maleve për t’u ngulur në këtë territor, duke hasur në vështirësi të pafund dhe duke krijuar probleme të mëdha me banorët e vendit. Shumë familje emigronin për të ikur nga mjerimi ekonomik dhe nga kërcënimet e “ligjit të hakmarrjes”, që detyron disa familje që të ngujohen në shtëpi me armë. Në një klimë varfërie të skajshme dhe mungese të shërbimeve sociale zhvillohet bota e krimit. Kufiri i afërt me Malin e Zi favorizon kontraban-dën, tregtimin e substancave narko-tike, të armëve dhe të mallrave të ndryshme.                                                   Në vitin 2001, afër famullisë, qe zbuluar rastësisht një sit arkeologjik, në të cilin gjenden rrënoja të një abacie benediktine. Në këtë vend, i quajtur Shën Gjin, njerëzit e thjeshtë prej vitesh mblidheshin për të thirrur ndërmjetësimin e Shën Antonit të Padovës, kaq i nderuar në Shqipëri. Që atëherë, me rastin e trembë-dhjetë të marteve përpara 13 qersho-rit, që është festa e Shenjtit, etërit kanë organizuar lutjen e rruzares, një seri katekezash, kremtimin e rrëfimit dhe të Eukaristisë.  Pjesëmarrja e besimtarëve, të ardhur nga fshatrat fqinje, është e shumtë dhe e ndier.   Më 4 maj 1999 arrin befasisht vdekja e atë Michele Bulmetti. Tani është e domosdoshme ardhja e misionarëve të rinj. Nga Italia mbërrijnë atë Pasquale Nalli për bashkësinë e Gurëzit dhe atë Antonio Bozza për bashkësinë e Shkodrës, ku e pret atë Mario për të bashkëpunuar në seminar dhe në famullinë e Boriçit.  Pavarësisht sforcimeve dhe burimeve të shumta, përvoja e Seminarit, pas pesëmbëdhjetë vitesh, nuk shfaq shenja shprese për të ardhmen dhe konsiderohet e mbyllur. Ndërkaq, shëndeti i atë Marios fillon të lëkundet dhe vendoset që ta kthejnë në Itali, duke e lënë vetëm në Shkodër Atë Antonion, që merr përgjegjësinë e famullisë, përveç angazhimeve të ndërmarra më përpara në dioqezë. Në fakt, ai kishte pranuar detyrën për të përkthyer në shqip disa filma italianë që kanë të bëjnë me Biblën, jetën e Shenjtërve dhe kulturën rregulltare. Përveç kësaj, ishte vënë në shërbim të Karitasit dioqezan për administrimin ekonomik; të Famullive duke tran-skriptuar në formë dixhitale regji-strat e sakramenteve të kremtuara nëpër famulli; për Çështjen e Marti-rëve, duke rishkruar në format word dokumentet e regjimit, të regjistru-ara në mikrofilma.                   Ndërkaq, arrin në Shkodër atë Giuseppe Nicolai, më parë misionar në Madagaskar, për të bashkëndarë me të jetën në bashkësi. Vetëm në shtator të vitit 2019 vërtetohet dëshira e tij që të vendosë në duart e bashkëvëllezërve të tjerë më të rinj udhëheqjen baritore të famullisë, që të mund të kushtohet me liri për nisma të tjera. Ardhja e atë Gianni Dimiccoli nga Italia dhe e atë Jarosław Grzegorczyk nga Polonia, hap një horizont të ri për bashkësinë dehoniane në Shqipëri. Por befasisht, në fillimet e shtatorit të vitit 2019, arrin lajmi i shtrimit urgjent në spital i Atë Antonios për një dhimbje barku. Arrin në kushte të dëshpëruara, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirur-gjike, prej së cilës do të dalë i gjallë, por ditën në vijim do të na lërë. Drita e fesë na kujton projektin e Hyjit mbi ne me fjalët e Jezusit: “nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhe nuk vdes, mbetet e vetme”. Dhe Meshtarët e Zemrës së Krishtit e dinë se duhet të rikthehen tek Zemra e Krishtit, që të gjejnë pushim prej lodhjeve e të gjejnë paqe për zemrën e tyre.